Llogaria dhe profili i kandidatit
Llogaria është falas. Me të, të gjitha aplikimet tuaja janë në një vend.
Krijimi i llogarisë
- Në portalin e kandidatit zgjidhni „Krijo llogari”.
- Shkruani emailin dhe një fjalëkalim me të paktën 12 karaktere.
- Shkruani kodin gjashtëshifror që vjen me email. Kodi kërkohet edhe në çdo hyrje.
Profili
- Të dhënat bazë, përvoja e punës, arsimi, aftësitë dhe CV-ja.
- Përqindja e plotësimit tregon çfarë mungon ende.
- Të dhënat i shihni vetëm ju; kompanitë shohin atë që u dërgoni me aplikim.
Çfarë shihni tjetër
- Aplikimet e mia: aplikimet e dërguara nga adresa e llogarisë, te të gjitha kompanitë, me status.
- Intervistat: terminet e konfirmuara.
- Njoftimet: mesazhet që ju kanë dërguar kompanitë.
- Shpallje për mua: rekomandime falas sipas profilit dhe shpalljet e ruajtura.
Nëse e harroni fjalëkalimin, në faqen e hyrjes zgjidhni „Keni harruar fjalëkalimin?”.