Pranimi i CV-ve dhe vlerësimi AI
CV-të vijnë në tri mënyra: kandidati aplikon përmes shpalljes, ju i ngarkoni skedarët te pozicioni, ose programi i lexon nga kutia postare e kompanisë nëse kjo është konfiguruar.
Çfarë ndodh me CV-në
- Programi lexon emrin, kontaktin, arsimin dhe përvojën.
- Nëse paketa juaj përfshin AI dhe keni kredite, AI e vlerëson kandidatin sipas kritereve të pozicionit.
- E njëjta CV nuk regjistrohet dy herë në të njëjtin pozicion.
- Skedari pranohet si PDF ose Word; llojet e tjera refuzohen.
Vlerësimi AI
- Kriteret i shkruani te pozicioni; AI mund edhe t'i propozojë nga teksti i shpalljes.
- Vlerësimi është i përafërt, jo vendim. Vendimin për kandidatin e merrni gjithmonë ju.
- Para çdo veprimi AI shihni sa kushton përafërsisht.
- AI nuk merr parasysh moshën, gjininë, kombësinë, fenë, shëndetin as gjendjen familjare.
„Kërkim kandidatësh me AI” te pozicioni i krahason kandidatët që i keni tashmë, nga pozicionet e tjera dhe nga baza e CV-ve, me shpalljen e re.